Dy vëllezër demokratë, njëri ish drejtues i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, tjetri kandidat për të marre kreun e PD-së në Kukës, Irel Elizi, i cili u dorëhoq nga gara pasi sipas tij, parimet që u promovuan janë deformuar, janë shprehur të zhgënjyer për situatën në PD.
Të ftuar këtë të hënë në ” Top Talk”, dy vëllezërit u shprehën të zhgënjyer për zgjedhjet që u mbajtën brenda PD-së ditën e djeshme për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 18 degëve.
Ibsen Elezi tha se ka pasur parregullsi të theksuar në procedurën e zgjedhjes së kandidatëve dhe për këtë arsye ndërhyri që Ireli të tërhiqej nga gara. Nga ana tjetër, Ireli tha se ngjarje ndodhur në Kukës e ngarkon Berishën me përgjegjësi.
Irel Elezi: Ai e ka thyer besimin më parë, erdhi në Kukës dhe i thash pas 30 e ca vitesh demokraci a e ke me të vërtetë kësaj radhe? Të vetmen pyetje që i bëra ishte kjo. Situata këtu është e tmerrshme, sidomos Kukësi, me të cilin jam shumë i lidhur. Unë mendoj që Bërisha nuk është i zgjuar por ngjarja që ndodhi në Kukës e ngarkon me përgjegjësi.
Ibsen Elezi: Berisha duhet të kthejë një përgjigje. Unë me të kam komunikuar së fundmi dhe e kam informuar për shkeljet që nuk mund të ndodhin në një garë normale. Ndodhi një fenomen tjetër, ikën të gjithë kandidatët dhe u mblodhën pas tij, përjashtuar njërit. Kjo ndërhyrje nuk e lë garën e lirë. Po ndërhyhet në shumë degë dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Kur lista del një ditë përpara, këto elemente e shkelin garën e PD-së. Së fundmi, mir që shkel rregullat por edhe numrin e votave. Nuk është as e ndershme as e pranueshme. Duhet të futemi të barabartë. Ishte një listë tjetër që qarkullonte, ajo tjetra që erdhi ishte e vështirë të verifikoje emër për emër. Vumë re që ishin larguar disa persona dhe ishin shtuar të tjerë. Shkelën parimet, un kam bërtitur për normat në shkallë kombëtare dhe si most a ngrija kur u përfshi vëllai im.
Në krye të procesit është Albana Vokshi. Është person i pabesuëshëm para anëtarëve të PD dhe opinionit publik. Për çdo fjalë që them, mbaj përgjegjësi jap dorëheqjen dhe s’dal më në media. Është një akuzë. 4900 vota nuk kanë ndodhur vetëm më Bashën, por edhe dy herë më parë dhe ne e kemi denoncuar. Show që bëjnë këta është tallje me opinionin publik. Kanë firmosur proces-verballe të rreme.
Irel Elezi: Problemet që kemi ne brenda PD-së duhen bërë pak publike që njerëzit ta kuptojnë. Besoj tek të gjithë të rinjtë, të japin bashkë të jpin kontributin dhe të bëjnë diçka për mirë.
Ibsen Elezi: Kjo është betejë e përjetshme, këtë do ta kenë njerëzit në tavolina dhe në debate. Këto njerëz që po na mbajnë peng demokracinë të qërohen. Pse kanë frikë nga përballja në debat, sepse janë figura të dështuara, kështu po e deformojnë demokracinë. Kjo e Irelit është një betejë, jo e thjeshtë.
Irel Elezi: Secili duhet të japë kontributin e vet aq sa duhet
Ibsen Elezi: Berisha po abuzon me besimin e demokratëve të 1 dhjetorit, një pjesë të shoqerisë ka për ta cuar në formimin e një formacioni të ri politik. Kjo është rrugë e gjatë por do të ndodhë.