Zhegrova, objektiv i francezëve

0
Gjigandi

Edon Zhegrova do të preferonte ta vazhdojë karrierën në kampionatit francez, ku e duan Marseille e Lille

E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë e lidhur me kampionatin francez.

Gjithashtu, 20 vjeçarin e pëlqen edhe klubi tjetër francez, Lille.

Menaxheri i futbollistit, Marc Van Osselaer e ka konfirmuar interesimin e klubeve franceze, krahas atyre angleze e italiane.

Sipas tij, opsioni më ideal për momentin për Zhegrovën do të ishte liga franceze, ku do ta kishte mundësinë të zhvillohet si futbollist.

RonaTyra

Një transferim në Marseille do të ishte i mirëseardhur për të, i cili aktualisht është i huazuar në Basel.

Klubi zviceran nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së kartonit të futbollistit për 3,5 milionë euro.

Mediat angleze ditëve të fundit kanë raportuar se futbollistin e krahut të djathtë e duan edhe klubet angleze, Chelsea e Wolverhampton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu