Zgjedhjet vendore, Ilirjan Celibashi: Data nuk është larg, partitë të nisin punën për përmbushjen…

0
Zgjedhjet vendore, Ilirjan Celibashi: Data nuk është larg, partitë të nisin punën për përmbushjen…
Gjigandi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi bën me dije se partitë politikë u dakordësuan për krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për Reformën Zgjedhore, teksa bëri thirrje që të nisë puna për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Në një mesazh drejtuar partive politike, kryekomisioneri ka njoftuar dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Celibashi bën me dije se data e parë e mundshme është 16 prill 2023 dhe data e fundit, 14 maj 2023.

Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.
Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar

RonaTyra

“, shkruan Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu