Zgjedhjet për kryetar të PD-së/ Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e procesit

0
14
Gjigandi

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka kërkuar shtyrjen e procesit zgjedhor e cila pritet të zhvillohet më 22 maj.

Në një deklaratë për mediat, Elezi u shpreh se pas kandidimit, ka vënë re një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore në të gjithë këtë proces.

Sipas tij, në PD nuk po zbatohet asnjë nga elementët e primares dhe debatit, teksa shton se ka pasur defekte të renda me listat.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtne e procesit sipas normave statuore. Mosmarrja e kësaj kërkese, moskthimi përgjigje dhe mosorganizimi i një mbledhje është një shkelje statutore dhe shkelje e veprimtarisë”

– tha Elezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu