Zgjedhjet e 25 prillit/ Florida Kërpaçi: Njerëzit kërkonin ndryshimin, Basha nuk kishte besueshmëri

0
Zgjedhjet e 25 prillit/ Florida Kërpaçi: Njerëzit kërkonin ndryshimin, Basha nuk kishte besueshmëri
Gjigandi

Ish deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Florida Kërpaçi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Basha i humbi zgjedhjet e 25 prillit sepse kishte humbur besueshmërinë tek njerëzit të cilët kërkonin ndryshimin.

Ajo tha gjithashtu se gjatë zgjedhjeve nuk u siguria vota e lirë dhe e ndershe dhe në lidhje me këtë gjë nuk reagoi askush e as ndërkombëtarët.

Këlliçi: Nuk kam dëgjuar asnjë media të shkruajë për kryeministrin më të korruptuar të Evropës, Edi Ramën.

Florida Kërpaçi: Me të vërtetë e kë që e pret këtë gjë, kjo nuk ndodh. Dua ta lidhem LSI, duhet ti njohim merita LSI-së që ka sjellë shumë të rinj në politikë. Në 2021 njerëzit e kërkonin ndryshimin, Basha nuk kishte besueshmëri tek njerëzit. Shumë kauza që u nisën u shitën rrugës. Edhe përse u bë një dakordësi me 5 qershor patëm një ndryshim të njëanshëm të ligjit zgjedhur që ishte garantimi i votës së lirë dhe të ndershme. LSI- ja mori katër mandate, kemi një sistem jo të barabartë që nuk siguron votën e lirë dhe të ndershme dhe në lidhje me këtë gjë nuk reagoi askush, as ndërkombëtaret.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu