Zgjedhja e presidentit/ Luçiano Boçi: Alibeaj po tenton të legjitimojë procesin tallës të Ramës

0
Zgjedhja e presidentit/ Luçiano Boçi: Alibeaj po tenton të legjitimojë procesin tallës të Ramës
Gjigandi

Deputeti Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Boçi shprehet se tentativa e Alibeajt për të legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e presidentit nuk mund të vazhdojë.

Ai thekson se kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarde e parime e as për procedurë.

Reagimi i Luçiano Boçit

PRESIDENTI NUK MUND TE JETE PRODUKT FARSE

RonaTyra

Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.

Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.

Politikisht proçesin e orienton KESHILLI KOMBËTAR dhe grupin e negociatave e përcakton KOMISIONI I RITHEMELIMIT.

Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.

Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu