Zelensky pritet të mbaj një fjalim për Kuvendin e Shqipërisë më 3 maj

0
Zelensky pritet të mbaj një fjalim për Kuvendin e Shqipërisë më 3 maj
Gjigandi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet t’i drejtohet me një video mesazh Kuvendit të Shqipërisë në datën 3 maj.

Zelensky pritet të mbajë fjalimin e tij të radhës pas shumë fjalimeve drejtuar parlamenteve në të gjitha vendet e botës, raportojnë mediat vendase.

Në fjalimet e tij të më hershme, Zelensky ka bërë thirrjet për ndihmë ushtarake dhe sanksione ndaj Rusisë.

Të dielën, Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Zelensky u shpreh se me Erdoganin diskutoi nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli si dhe shkëmbimin e trupave ukrainase që ndodhen brenda fabrikës së çelikut Azovstal.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu