Zbulohet skenari bombastik; Messi futbollist dhe njëherazi bashkëpronar i klubit të MLS

0
Zbulohet skenari bombastik; Messi futbollist dhe njëherazi bashkëpronar i klubit të MLS
Gjigandi

Ëndrra e David Beckham për të zbarkuar në MLS me ekskluzivitetin e tij është përmbushur dhe Inter Miami ka qenë një nga realitetet e reja të futbollit të Amerikës së Veriut prej disa sezonesh. Tani “Spice Boy”-it i mungon pjesa e dytë e planit të tij, që është të sjellë në Florida futbollistët më të mirë në botë.

Jo tamam diçka e thjeshtë, duke pasur parasysh se MLS nuk ka as fuqinë ekonomike dhe as famën ndërkombëtare për të mundur të rrëmbejë kampionët nga klubet e mëdha evropiane. Kur një futbollist arrin fundin e karrierës së tij, pasi ka triumfuar në Kontinentin e Vjetër, një eksperiencë në SHBA apo Kanada nuk duhet të hidhet kurrë poshtë. Dhe kjo është arsyeja pse emri i Leo Messit është kthyer në modë për Inter Miami.

INTER MIAMI – Ylli argjentinas, i cili po përfundon sezonin e tij të parë me Paris Saint-Germain, nuk e ka përjashtuar kurrë mundësinë që të provojë MLS-në në të ardhmen. Madje tashmë është folur shpesh për kontakte mes shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” dhe Beckham për një fund karriere jashtë Europe.

Megjithatë, ajo që shpjegon nga Spanja gazetari Alex Candal shkon përtej fushës. Sipas informacioneve që disponon, Candal flet për një angazhim të dyfishtë të argjentinasit në klubin ekskluziv të Floridës, në pritje të një transferimi në SHBA në fund të sezonit të ardhshëm, kur i skadon kontrata e nënshkruar verën e kaluar me PSG.

Plani është i tillë, që Messi të luajë si futbollist pa afat (sa t’ia lejojë trupi) dhe të blejë mbi një të tretën e aksioneve të Inter Miami, ose 35%.

RonaTyra

MLS – Një partner i jashtëzakonshëm për Beckham, i cili ka investuar shumë që kur lançoi Interin e tij, madje edhe me ndërtimin e një stadiumi të ri, por nuk ka arritur rezultate shumë pozitive sportive për momentin.

Pavarësisht ardhjes së lojtarëve si Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi apo stolit që iu besua ish-bashkëlojtarit të Manchester United, Phil Neville, “Spice Boy” nuk pa ndonjë përmirësim në performancën në fushë.

Prandaj është normale që ideja për të sjellë Messin në MLS mund të jetë shumë tërheqëse, si nga pikëpamja e imazhit të ekskluzivitetit (dhe të gjithë kampionatit), ashtu edhe nga ajo e fushës.

Dhe nëse në të ardhmen edhe CR7 e Griezmann, dy të tjerë që nuk e kanë hedhur kurrë poshtë MLS si opsion, vendosin të fluturojnë drejt SHBA, ata mund të bëhen futbollistë të skuadrës së. “Pleshtit”. Nuk është një ide e keqe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu