Zbulohet shkaku i vdekjes së Zhaneta dhe Anisa Josifit, fqinjët u ankuan për erën e rëndë

0
Gjigandi

Është zbardhur shkaku që ka çuar në vdekjen e Zhaneta dhe Anisa Josifit, të cilat u gjetën mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vdekjen e tyre e ka shkaktuar një agjërim i gjatë që ato kanë pasur, duke mos u ushqyer prej kohësh.

Muajin e fundit fqinjët kanë dyshuar se brenda kësaj banese dicka kishte ndodhur për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 33-vjeçares e cila shpërndahej në gjithë apartamentet.

Mësohet se banorët e shkallës ku jetonin nëna me dy vajzat kanë komunikuar me bashkinë se mendonin se era e rëndë vinte nga tubacionet e ujërave të zeza.

Sipas dëshmive që ka mbledhur policia nga familjarë të Familjes Josifi, ata nuk kanë pasur asnjë kontakte me Anisën, vajzën që u gjet e pajetë që nga fundi i janarit, kohë kur dyshohet dhe që të ketë ndërruar jetë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu