Zbulohet plani i për menaxhimin e Butrintit, çmimi i biletës 6 dollarë vitin e parë

0
Zbulohet plani i për menaxhimin e Butrintit, çmimi i biletës 6 dollarë vitin e parë
Gjigandi

Zbulohen detaje nga projekt-ligji për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në Shqipëri.

Sipas modelit financiar të dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë, nga Fondacioni Amerikan për Zhvillim, 4.9 milion dollarë do të jepen nga buxheti i kësaj organizate, 2.1 milion dollarë nga qeveria shqiptare dhe 12 milion do të sigurohen nga të ardhurat që do t’ vijnë siti-it nga turistët.

Vizitorët do të paguajnë fillimisht 6 dollarë për çmimin e biletës për të parë amfiteatrin dhe më pas çmimi do të rritet në 8 dollarë vitin e dytë, 9 dollarë të katërtin dhe 11 dollarë vitin e gjashtë.

Sot çmimi është 1 mijë lekë, ose 8.8 dollarë.

Numri i vizitorëve vlerësohet të rritet nga 78 mijë persona vitin e parë, në 300 mijë në fund të periudhës së menaxhimit, e bashkë me ta do të rritet dhe stafi mbështetës për mirëmbajtjen, guidën dhe shërbimet e tjera.

RonaTyra

Paratë që vijnë nga vizitorët, fondacioni dhe qeveria, do të mbulojnë shpenzimet për restaurimin e pasurive natyrore të parkut, investimet në rrugët ndihmëse, parkingut, portit të varkave dhe personelit.

Nga ky menaxhim biznes-plani parashikon që pas 7 vjetësh fitimi të jetë 4 milion dollarë.

Në 2020-n Butrinti doli me 177 mijë dollarë humbje për shkak të rënies së numrit të turistëve nga pandemia nga një fitim mesatar prej 700 mijë dollarësh që realizonte vitet e shkuara. /Euronews Albania/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu