Zbulohet fjalimi i Klopp pas pjesës së parë, që ndryshoi gjithçka: Kishim një problem.

0
Zbulohet fjalimi i Klopp pas pjesës së parë, që ndryshoi gjithçka: Kishim një problem.
Gjigandi

Liverpool ishte në prag të kolapsit në pjesën e parë të gjysmëfinales së mbrëmshme në stadiumin “La Cerámica”. Villarreali i mundi anglezët 2-0 në pjesën e parë (rezultati total ishte 2-2, duke llogaritur sfidën e parë në “Anfield”). Të kuqtë e panë të rrezikuar praninë e tyre në finalen e Champions League.

Arbitri fishkëlleu fundin e aktit të parë dhe ishte koha për të kërkuar zgjidhjet në dhomat e zhveshjes. Klopp mori komandën dhe karikoi të tijtë. Një bisedë që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, pasi Liverpool-i përmbysi gjithçka në pjesën e dytë dhe përfundoi duke fituar (2-3).

Trajneri gjerman iu drejtua kështu lojtarëve të tij në dhomat e zhveshjes: “Luani futboll! Luani në mënyrën e Liverpool-it, siç kemi luajtur gjatë gjithë sezonit. Merrni topin, bëni shumë lëvizje me topin dhe prapa vijës së pasme. Me shpejtësinë që kemi, duhet ta çorientojmë kundërshtarin”.

“Ne duhej të tregonim se e meritonim finalen. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, – tha Virgil van Dijk për ‘BT Sports’ në fund të ndeshjes. – Nuk luajtëm mjaftueshëm futboll. Kur kishim topin nuk bëmë shumë lëvizje, kështu që morëm vendime të gabuara.

Trajneri na foli në pushim. Ka karakter dhe personalitet në dhomat e zhveshjes. Ne jemi një ekip i nivelit më të lartë, prandaj mund të kundërpërgjigjemi kurdo. E bëmë edhe kësaj here, pasi humbëm 2-0 në pjesën e parë”. Salah pranoi në ‘BT Sports’ se Klopp, herë pas here e ngriti tonin: “Ai foli më shumë prej nesh dhe në fund nisi të bërtiste”.

RonaTyra

Trajneri i Liverpool shpjegoi edhe atë që ndodhi në pushimin mes dy pjesëve: “Ne e dinim që në pjesën e parë, Villarreali do të ishte shumë i motivuar, por nuk komentuam për aspektin fizik në pushim.

Folëm sesi duhej të luanim futboll, si të lëviznim për t’iu afruar portës kundërshtare. Ne kishim një problem futbolli dhe kjo zgjidhet me futboll. Pas tre minutash lojë nuk kishim më mentalitetin e duhur, por në pjesën e dytë bëmë atë që duhej”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu