Thiago Silvës i përfundon kontrata me PSG-në këtë verë dhe më shumë mundësi do të largohet për të kaluar në një ekip tjetër.
Kohët e fundit, e ardhmja e mbrojtësit brazilian është lidhur me një rikthim te Milani, ku ai dhe shkëlqeu si lojtar, para se të kalonte në Francë. Megjithatë e ardhmja e futbollistit, pritet të jetë në Angli dhe jo në Itali.
Mediat britanike, raportojnë se Silva është pranë kalimit te Evertoni në Premier Ligë, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e tij, Carlo Ancelotti.
Pikërisht ky i fundit po luan një rol kryesor për ta marrë mbrojtësin në skuadrën e tij, pasi beson se me të do të ngrejë në nivele të larta Evertonin.