Zbulohen prapaskenat e takimit Rama – Scholz në Berlin

0
Zbulohen prapaskenat e takimit Rama – Scholz në Berlin
Gjigandi

Në një konferencë shtypi, pas takimit të parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Scholz tha se Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria rol konstruktiv në politikën e jashtme

Kancelari gjerman më tej falënderoi Shqipërinë për rolin konstruktiv që luan në organizatat ndërkombëtare,

“si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB, si aleate në kuadër të NATO-s, si anëtare e OSBE-së dhe në shumë forume të tjera ndërkombëtare”.

Gjithashtu kancelari socialdemokrat gjerman vuri në dukje se Shqipëria ka një politikë të jashtme në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së, duke kujtuar, se Shqipëria ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe

RonaTyra

“njësoj si ne, ajo dënon në mënyrë të qartë dhe të dallueshme krimet e kryera ndaj popullatës civile”.

Scholz përgëzoi Shqipërinë për hapat e mëdha në sundimin e shtetit ligjor dhe fusha të tjera.

Impulse të reja në Procesin e Berlinit

Kancelari gjerman u shpreh për një ringjallje të Procesit të Berlinit, të filluar në vitin 2014 nga paraardhësja e tij, Angela Merkel. Politikani gjerman inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim rajonal: Ai përmirëson ekonominë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përshpejton afrimin me Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, ai u shpreh për ngritjen e Tregut të Përbashkët Rajonal. Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga ana e tij, premtoi se Shqipëria do të vazhdojë me reformat, edhe nëse negociatat, nuk do të çelen. “

Këtë nuk ia detyrojmë as Parisit, as Brukselit, por vetëm fëmijëve tanë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu