Gazetari i emisionit investigativ “Le Ienne”, Taulant Kopliku, që publikoi historinë e shqiptarit Alvin Berisha, vogëlushit që ka mbetur në kampin “Al-Hol” ka zbuluar mesazhet me ambasadorin shqiptar në Ankara, Gent Gazheli. Në një lidhje në emisionin ‘Tempora”, Kopliku ka treguar në ekran mesazhet ku shihet se ambasadori Gazheli ka premtuar se do të shkojë vetë në atë kamp për ta tërhequr Alvin Berishën. Bisedat e ambasadorit Gazheli dhe gazetarit vijojnë si më poshtë: Ambasadori Gazheli: Kam kërkuar të vijnë në Erbil. Nëse do të ketë mirëkuptim për fëmijën për ta dorëzuar. Do shkoj vetë në Erbil. Gazetari i dërgon një voice message. Ambasadori Gazheli: Gjithë të mirat. Do bëjmë të pamundurën të sjellim djalin prapë të atit. Mund të kem nr e pikës së kontaktit që keni në kamp? Nr mob? Zona ku jeni paraqet rrezikshmëri të lartë. Keni patur komunikim sëfundmi për fëmijën? Gazetari Taulant Kopliku: Jo. Në drekë e kemi lënë në kamp. Ambasadori Gazheli: Po e ndjek me prioritet maksimal. Djali është shqiptar dhe do ta kthejmë. Propozoni Erbilin. Dhe vij unë dhe në Erbil. Gazetari Taulant Kopliku: Ok. Ja sa thirra këtë djalin e po të shkruaj pas pak. Ambasadori Gazheli: Ok. Po ju pres.