Nuk ka ende asnjë gjurmë nga zhdukja e 34-vjeçares Klaudia Marku, me detyrë kryesekretarë në Gjykatën e Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raporton se 34-vjeçarja është larguar gjatë natës së mbrëmshme.
Ka qenë bashkëshorti i saj që pasi nuk po lidhej dot me bashkëshorten e tij, nënë e dy fëmijëve ka bërë kallëzim në Komisariatin e Lezhës.
Policia ka nisur hetimet, teksa thuhet se 34-vjeçarja ka pasur kontakte me familjen e saj, me prindërit apo vëllain, por deri tani nuk është konfirmuar asgjë.
Klaudia Marku ka dhe një pozicion tjetër të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, pasi vetëm pak ditë më parë fitoi konkursin për oficere të policisë gjyqësore. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet në vendet ku dyshohet se mund të jetë.