Dy shqiptarë janë arrestuar pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes së 42-vjeçarit Mario Muka në Gjermani.
Vetëm dy ditë pas krimit të ndodhur në Gjermani, autoritetet kanë vënë në pranga dy të rinj të moshave 20 dhe 26 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë zbardhur ende.
Të rinjtë, të njohur për policinë për lidhje me trafikun e drogës janë ndaluar për një kontroll rutinë nga policia. Por, pas verifikimeve ka rezultuar se ata janë ekzekutorët e Mukës.
“Fillimisht arrestimi i tyre është bërë për një arsye që nuk kishte lidhje me vrasjen por, se pas arrestimit u bë lidhja e tyre me ngjarjen dhe tani akuzohen për vrasje”, tha një zëdhënëse e policisë.
Muka u vra mbrëmjen e ditës së hënë, më 28 nëntor në Krefeld. 42-vjeçari rezulton të jetë pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut dhe kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018.