‘Rrugorja’ e Fierit në aksion, arrestohen 4 shoferë, pezullohen 124 patenta

0
Gjigandi

Policia Rrugore në Fier ka bërë bilancin e javës së fundit.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë 2 shoferë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë për drejtim mjeti pa patentë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se janë pezulluar 124 patenta, nga të cilat 121 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Fier, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Union Contact

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

  • janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
  • janë pezulluar 124 leje drejtimi, nga të cilat 121 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore e Fierit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu