Iu gjetën 32 aparate celularë kontrabandë në dyqan, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

0
Gjigandi

Një tjetër rast i kontrabandimit të aparateve celularë, është goditur nga Policia e Shteti në Tiranë.

Një 32-vjeçar u arrestua nga blutë e kryeqytetit, pasi në dyqanin e tij, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Goditet një tjetër rast i tregtimit të aparateve celulare të kontrabanduara.

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Phones 5”.

Sekuestrohen 36 aparate celulare, vihet në pranga 32-vjeçari që i tregtonte në dyqanin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 5”, kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u arrestua shtetasi:

– B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 32-vjeçarit, në rrugën “Don Bosko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu