Emrat/ Akuzohen për vrasje dhe ngacmim seksual, kush janë 3 shqiptarët më të kërkuar në Angli

0
Gjigandi

Mediat britanike kanë publikuar një listë me emrat e personave më të kërkuar në vend, që prej 13 nëntorit të këtij viti.

Mes të shumë kërkuarve nga autoritetet angleze janë 3 shqiptarë.

2 prej tyre janë vëllezër. Bëhet fjalë për Mateo Çela dhe Eljaso Çela, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen në Angli të 22-vjeçarit shqiptar Armend Xhikës.

Shqiptari i tretë, është Klevis Xhelaj, 28-vjeç, i akuzuar për veprat penale të pëndjekjes dhe ngacmimit seksual.

Autoritet që hetojnë vrasjen e Armend Xhikës në Sheffield në maj të vitit 2021 po kërkojnë ndihmën e qytetarëve në Britani për të gjetur dy vëllezër të cilët janë në kërkim, pasi dyshohet se kanë lidhje me vdekjen e Armendit.

RonaTyra

Eljaso Çela, 28 vjeç dhe vëllai i tij, 26-vjeçari Mateo Çela, janë në kërkim nga polcia, ndërkohë që hetimet për vrasjen po vazhdojnë. Armend u plagos për vdekje me thikë në Sheffield, më 13 maj 2021, pasi nj sherri në rrugën Earl Marshal në zonën Burngreave.

Armendi, 22 vjeç, u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Eljaso besohet se përdor gjithashtu emrin e pseudonimit Illiazy dhe është e mundur që vëllai i tij Mateo gjithashtu mund të përdorë një pseudonim.

Policia tha se të dy vëllezërit kanë qenë të njohur që frekuentojnë zonat Sheffield dhe Rotherham.

Oficerët e policisë në Sheffield bëjnë apel për ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Klevis Xhelaj.

28-vjeçari kërkohet në lidhje me veprat penale të përndjekjes dhe ngacmimit seksual, të ndodhura midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022. Oficerët kanë kryer hetime të gjera, duke përfshirë punën me forca dhe agjenci të tjera në të gjithë vendin, dhe tani po kërkojnë ndihmën e publikut për të provuar dhe gjetur atë.

Ai besohet të ketë lidhje me zonat e Nottinghamshire, West Midlands, Leicester dhe Londër dhe ai mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu