Zakone të këqija që dëmtojnë trurin

0
Gjigandi

Të gjithë duhet të mendojmë më shumë se si ta mbajmë trurin tonë të shëndetshëm dhe të fortë, qoftë kjo përmes dietës, ushtrimeve fizike ose përfundimit të disa detyrave shtesë mendore për të na sfiduar.

Abc24.al sjell në vëmendjen tuaj tetë zakone që dëmtojnë trurin:

Pagjumësia

Mungesa e gjumit mund të jetë një shkaktar i dementias, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit, nëse keni probleme me gjumin, shmangni alkoolin, kafeinën dhe pajisjet elektronike në mbrëmje.

Ju kaloni shumë kohë vetëm

RonaTyra

Njerëzit janë “kafshë sociale”, nuk ka rëndësi sa miq keni në rrjete sociale, por ata në realitet. Njerëzit që kanë disa miq të ngushtë janë më të lumtur dhe më produktivë. Ata gjithashtu kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga sëmundje mendore. Nëse ndiheni vetëm, telefononi disa miq ose filloni një kurs që të përfshije kontakt njerëzor.

Ju nuk hani shëndetshëm

Pjesë të trurit të lidhura me të mësuarit, kujtesën dhe shëndetin mendor janë më pak të zhvilluara në personat që nuk hanë shëndetshëm dhe konsumojnë hamburger, të skuqura, patate të skuqura dhe pije me gaz në ushqimin e tyre ditor. Manaferrat, drithërat, arrat dhe perimet me gjethe jeshile ruajnë funksionin e trurit.

Ju dëgjoni muzikë me zë të lartë në kufje

Me goditjet e veshit në vëllim të lartë, ju mund të dëmtoni përgjithmonë dëgjimin tuaj vetëm në 30 minuta, por nuk janë vetëm veshët tuaj: Humbja e dëgjimit tek të moshuarit është e lidhur me problemet e trurit, siç është Alzheimer dhe humbja e indit të trurit. Kjo mund të jetë për shkak se truri juaj duhet të punojë aq shumë për të kuptuar ato që janë thënë rreth jush që nuk mund të ruajë atë që keni dëgjuar në kujtesë.

Ju nuk lëvizni mjaftueshëm

Sa më gjatë të rrini pa stërvitje të rregullt, aq më të ngjarë ka të pësoni sëmundje të mendjes. Gjithashtu keni më shumë të ngjarë të keni diabet, sëmundje të zemrës dhe presion të lartë të gjakut – të gjitha këto mund të jenë të lidhura me Alzheimer. Nuk është e rëndësishme të merrni pjesë në maratonë, por 30 minuta aktivitet fizik ose një shëtitje e shpejtë rreth lagjes do kishte efekt shumë të mirë. Gjëja e rëndësishme është ta bëni atë të paktën 3 ditë në javë.

Pini ende duhan

Dunai tkurr truri juaj dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Duhanpirësit kanë kujtesë më të dobët se tjerët dhe gjithashtu duhan pirja tu shkakton sëmundje të zemrës, diabet, goditje në tru dhe tension të lartë të gjakut.

Mbi ushqyerja

Nëse hani shumë ushqim – edhe nëse është i shëndetshëm – truri juaj mund të mos jetë në gjendje të ndërtojë rrjetin e fortë të lidhjeve që ju ndihmojnë të mendoni dhe mbani mend. Ju mund të merrni mbipeshë të rrezikshme, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës, diabeti dhe tension të lartë – të gjitha të lidhura me problemet e trurit dhe Alzheimer.

Ju qëndroni shumë në errësirë

Nëse nuk merrni dritë të mjaftueshme natyrore, mund të bini në depresion dhe kjo mund të ngadalësojë trurin tuaj. Kërkimet gjithashtu tregojnë se rrezet e diellit ndihmojnë në mbajtjen e trurit tuaj të funksionojë m

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu