Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të 6 marsit: Nëse sponsori juaj është një ‘non grata’, çfarë po …

0
Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të 6 marsit: Nëse sponsori juaj është një ‘non grata’, çfarë po …
Gjigandi

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka renditur disa pyetje për kandidatët për kryetar bashkie.

“Çfarë po u premtoni votuesve, kur sponsori juaj është caktuar non grata nga SHBA për korrupsion?”

, pyet ambasadorja, që dukshëm kërkon një përgjigje nga kandidatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit një vit më parë u shpall non grata nga SHBA për korrupsion.

Ambasadorja kërkon të dijë se çfarë duhet të presin shqiptarët por dhe SHBA-të nga këta kandidatë.

‘Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”,

RonaTyra

vazhdon me pyetjet e saj ambasadorja Yuri Kim.

Më 19 maj 2021 SHBA e shpalli Sali Berishën “non grata” për minimin e demokracisë dhe korrupsion që më pas solli dhe përjashtimin e tij nga PD, duke pasuar më tej më një luftë të brendshme në PD.

Sot PD është e ndarë në dy pjesë atë që njihet institucionalisht me kryetar Lulzim Bashën dhe një pjesë tjetër e grupuar nën emrin grupi i rithemelimit të PD e udhëhequr nga Berisha.

Ish kryeministri, që vazhdimisht ka sfiduar SHBA-të pas shpalljes non grata, vendosi që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit duke bërë koalicion me LSI nën emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Edhe pse KQZ nuk e regjistroi Berishën si pjesë të koalicionit, janë kandidatët e zgjedhur nga primaret e Berishës që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu