Ylli shqiptar i Chelsea, “Talenti i ditës”

0
Gjigandi

Faqja e njohur italiane “Tuttomercatoweb”, në rubrikën e saj, “Talenti i ditës”, i ka kushtuar hapësirë sulmuesit shqiptar, që luan për Chelsea-n, Armando Broja. Në shkrimin kushtuar sulmuesit kuqezi, Broja cilësohet si lojtari i cili ka mahnitur trajnerin e bluve të Londrës, Frank Lampard. Karakteristikat e 18-vjeçarit, sipas “Tuttomercatowb”, janë presingu konstant dhe nuhatja e golit.

Amrando Broja cilësohet një futbollist i cili bën progres të vazhdueshëm.

Gjithashtu talenti kuqezi, krahas rolit të tij natyral (sulmues qendre), mund të zhvendoset në krah në repartin e avancuar. 18-vjeçari ka vetëm pak muaj që ka firmosur me Chelsea-n, teksa debutimi i tij në Premier League erdhi pikërisht në sfidën kundër Evertonit, e fituar në shifrat 4-0 nga blutë e Londrës.

Firma me skuadrën e parë erdhi falë paraqitjeve pozitive të tij me ekipin e të rinjve. E ardhmja duket premtuese për Armando Brojën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu