Ylli i Napolit ka zgjedhur Milanin

0
Gjigandi

Disa nga klubet më të mëdha të Europës janë në gjurmët e tij, por skadenca e kontratës me Napolin nuk e shtyn të nxitohet për të gjetur destinacionin e radhës. Dris Mertens i ka idetë e qarta dhe kërkon që oferta e radhës të shfrytëzohet për të marrë maksimumin për atë që mund të jetë firma e fundit e rëndësishme në karrierë.

Për 33-vjeçarin prej javësh janë vënë në radhë Roma, Monakoja, Çelsi dhe Interi, teksa në orët e fundit thuhet se është përfshirë edhe Milani. Sipas “todofichajes.com”, këta të fundit, kanë shpartalluar konkurrencën me një ofertë, e cila ka thithur të gjithë vëmendjen e futbollistit që është gati të pranojë. Përvoja dhe cilësia e belgut janë pikërisht ajo që i duhet “Djallit” pasi kujtojmë se ai luan prej shtatë sezonesh në Itali dhe, ndërkohë, me 121 gola në 309 ndeshje, ka hyrë në historinë e Napolit si bomberi më i mirë i të gjitha kohërave, rekord të cilin e ndan me ish-kapitenin Marek Hamshik.

Edhe presidenti Aurelio De Laurentis ia ka njohur meritat, por oferta për rinovim nuk ka qenë për asnjë moment afër pritshmërive të belgut që duke nisur nga shkurti i këtij viti ka qenë i lirë të shqyrtojë ofertat në drejtim të tij. Në këtë aspekt, propozimi i Milanit ka qenë ai që e ka bindur më së shumti dhe, po sipas “todofichajes.com”, firmat dhe zyrtarizimi i akordit mes palëve duhet të vijë gjatë javës së ardhshme.

Në këto kushte, Dris Mertens do të përbënte goditjen e parë të merkatos kuqezi në kuadër të sezonit 2020-2021 dhe një përforcim ideal për repartin e sulmit. I aftë të bëjë anësorin ofensiv, sulmuesin e dytë dhe 9 fals, polivalenca e belgut do të ishte një armë më tepër për një ekip që te vija e parë ka pasur edhe problematikat më të mëdha në sezonin aktual. Firma me 33-vjeçarin (i mbush nesër) mund të jetë një sinjal për planet afatshkurtra të klubit, çka mund të bindë edhe Zlatan Ibrahimoviçin që të pranojë qëndrimin te kuqezinjtë të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu