Artisti shqiptar, Yll Limani, që një kohë të gjatë ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Siç tashmë njihet për zhanrin e tij, ai edhe kësaj radhe duket se po vjen me një baladë dedikuar dashurisë.
Njoftimin e ka bërë në rrjete sociale, madje ka publikuar një fragment të shkurtër të këngës së radhës.
Mes tjerash, këngëtari i njohur i estradës bëri me dije se do të lansohet i plotë më 9 prill (e premte).
“9 prill – 21:00”, ka shkruar ai.
Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente, fansat e së cilit siç shihet mezi po presin për prurjen e re të 27-vjeçarit.
Kjo vjen pas bashkëpunimit “Fjalë” me DJ Geek, që e sollën në fillim të muajit shkurt dhe tani ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve.
/abc24.al/