Xiaomi tani ka filluar zyrtarisht Mi Band 5-in e saj të ri në tregun evropian.
Brezi i 5-të i Mi Band i përballueshëm ka një ekran AMOLED me 1.1 inç me rezolucion 126 x 294 piksel. Mi Band 4 kishte ekranin 0.95 inç dhe një rezolucion prej 120 x 240 piksel.
Bateria e Mi Band 5 është 125 mAh.
Mi Band 5 është i papërshkueshëm nga uji deri në 50 metra dhe “mbështet 11 sporte” si not, vrapim, ecje, çiklizëm, ngjitje, hedhje litari, yoga dhe disa sporte tjera.
Përveç funksioneve të përmirësuara tashmë nga paraardhësi, të tilla si cikli i gjumit dhe matja e rrahjeve të zemrës, gratë tani mund të mbajnë mend edhe ciklin e tyre menstrual.
Çmimi i Mi Band 5 është 39.90 euro.
Mi Band 5 ofrohet zyrtarisht në ngjyrat e zeza, blu, rozë, portokalli, vjollcë, të verdhë, jeshile dhe gri. Sidoqoftë, vetëm versionet e zeza, të verdha dhe jeshile janë në dispozicion në Amazon.