Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore.
Pak ditë pasi këngëtarja nga Shqipëria lansoi këngën e re “Ale ale”, ajo tashmë ka njoftuar se është drejt finalizimit edhe të tri projekteve të reja.
Përmes disa imazheve që postoi në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 1.7 milion ndjekës, Xhensila tha se ndihej e emocionuar për këngët e reja.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
“Vera po vjen dhe bashkë me të po vijnë edhe tri projekte të tjera. Jam kaq shumë e emocionuar”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazheve.
Ndërkohë, të shumta ishin edhe komente nga ana e fansave të saj të cilët padyshim mezi presin këngët e reja nga ajo.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
Në anën tjetër, dje (e hënë) Xhensila publikoi një pjesë të shkurtër të bashkëpunimit me këngëtarin, Elgit Doda.
Dyshja njoftuan se kënga e re e përbashkët mban titullin “A e din” duke mos dhënë më shumë detaje.
Ndërkaq, nëna e një vajze mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.
/abc24.al/