Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka përmes një postimi në Twitter bën me dije se nuk ka mercenarë shqiptarë Ukrainë.
Ajo shkruan se kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp, duke theksuar se vendi ynë qëndron me Ukrainën.
Xhaçka tha se “
Nuk ka mercenarë shqiptarë Ukrainë!
Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Thënë kështu, Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë Ukrainën dhe Shqipërinë”.