Wanda Nara dëshmon në gjyqin e romancës së saj me Brozovic: Konspiracion total, u detyruam të lar…

0
Wanda Nara dëshmon në gjyqin e romancës së saj me Brozovic: Konspiracion total, u detyruam të lar…
Gjigandi

Kanë kaluar pak më shumë se dy vite e gjysmë që kur Mauro Icardi u largua nga Interi për t’u bërë anëtar i dhomës së zhveshjes galaktike të Paris Saint Germain, por largimi i tij jehon ende në Itali. Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas u kthye në Milano për të dëshmuar si palë civile në gjyqin për shpifje kundër gazetarit Fabrizio Corona, të cilin e akuzon se kishte shpikur një lidhje me një ish-bashkëlojtar të burrit të saj.

Corona, i njohur si ‘mbreti i paparacëve’, kishte publikuar një artikull në faqen e internetit “King Corona Magazinè” në shkurt 2019, ku thuhej se Mauro Icardi po divorcohej nga Wanda Nara sepse ajo po e tradhtonte me Marcelo Brozovic, futbollistin kroat, i cili ishte bashkëlojtar i Maurito dhe është ende në radhët e skuadrës zikaltër.

“Pas atij artikulli që raportonte gjithë ato gjëra të pavërteta filluan problemet dhe Mauro, i cili u detyrua të ndryshonte ekip. Interi u ndikua shumë nga ajo pseudo situatë, i kërkoi Icardit të ndryshonte edhe agjentin e tij”, – deklaroi Wanda në gjyq, sipas agjencisë italiane ANSA.

Biznesmenja dhe modelja argjentinase shpjegoi para gjyqtares Elisabetta Canevini se ky informacion i publikuar nga Fabrizio Corona shkaktoi vuajtje në familje dhe shkaktoi një distancim të tifozëve e drejtuesve të Interit me Icardin.

“Kam 5 fëmijë që kanë shkuar në shkollë këtu në Milano në atë periudhë. Aty filloi edhe hendeku i madh mes Icardit, tifozëve të klubit dhe drejtuesve. Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo histori na ka sjellë probleme brenda dhe jashtë familjes”, – ka shpjeguar Wanda, e cila theksoi se është ende agjentja e sulmuesit të PSG-së. Ajo iu tha gazetarëve jashtë gjykatës se “Milano është shtëpia jonë”.

RonaTyra

Prokurori fillimisht kishte kërkuar mbylljen e hetimeve, por futbollisti Marcelo Brozovic, i këshilluar nga avokati i tij, e kundërshtoi dhe i dha rrugë gjyqit ndaj Fabrizio Corona. Një tjetër gjyq po zhvillohet në Milano kundër tre gazetarëve të akuzuar se kanë përhapur lajmin për lidhjen e dyshuar mes Wanda Narës dhe Brozovic.

“Askush nuk mund ta kuptojë se nga e kanë marrë këtë histori të rreme. Asnjëherë nuk e kam pasur numrin e Brozovicit, ai nuk ishte as një person me të cilin shoqëroheshim, siç ndodh midis miqve në një ekip”, – tha Nara.

Ai artikull i diskutueshëm gazetaresk i botuar në faqen e internetit të Corona theksonte gjithashtu se Brozovic kishte pësuar “sulme të dhunshme” nga Mauro Icardi, i cili në atë kohë ishte një nga kapitenët e ekipit. Në seancën e radhës, e cila është caktuar për më 25 maj, si palë civile do të dëgjohen Brozovic, Icardi, Wanda Nara si dhe lojtari kroat Ivan Perisic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu