Vrasja e gruas shtatzënë në maternitet, avokati: Ky do të jetë dënimi i parë i përjetshëm në Kosovë

0
Gjigandi

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm Kosovën por edhe më gjerë, ku një grua shtatzënë u vra mbrëmjen e djeshme pranë maternitetit në Prishtinë, kanë reaguar një sërë autoritetesh dhe zyrtarësh.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe avokati nga Kosova Besnik Berisha.

Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se kjo ditë do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.

Sipas Berishës, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.

“Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatzënë dhe u zhduk akoma pa gjurme, do shënoi dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë). Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata. Kështu mendoj unë”, shkroi Berisha.

Union Contact

Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë evidentuar 2.069 raste të dhunës në familje; në vitin 2021 janë evidentuar 2.456 raste.

Kurse, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë regjistruar 2.067 raste të dhunës në familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu