Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Mediat italiane: Autori do merrte hak, babë e bir nuk ktheheshin në Shqipëri nga frika

0
Gjigandi

Vrasja e babë e bir nga Besnik Pjetri në Lezhë ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane.

Gazeta  ‘Il Resto del Carlino’ shkruan se se viktimat jetonin prej vitesh në Itali, pikërisht në qytetin e Forlit. Pjetri, që njihej me emrin Pietro, ishte murator, kurse i biri punonte në një kompani artizanale.

Gazeta thekson se gjithçka nisi kur Besniku u martua me vajzën e Pjetrit. Mes tyre kishte mosmarrëveshje që sollën edhe divorcin. Për më tepër, autori i krimit ishte denoncuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar e dënuar me dy vite. Pasi kreu dënimin prej dy vitesh, Besniku u deportua në Shqipëri. Gazeta shkruan se Besniku ishte betuar se do të merrte hak ndaj familjes së ish-gruas, aq sa Përjaku dhe i biri nuk ktheheshin në fshatin e tyre në Lezhë nga frika se mund të ndodhte diçka. Ende nuk dihet se përse babai dhe i biri u kthyen në Shqipëri, shkruan gazeta. Sipas tij, bëhet fjalë për një martesë ose diçka të ngjashme, një përvjetor martese. Mendohet se ata shkuan në Lezhë të dielën dhe krimi ndodhi menjëherë të hënën.

Pjetër dhe Gentian Përjaku, u ekzekutuan me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre Besnik Pjetri. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës të së hënës pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu