Vrasja e dyfishtë në Gramsh/ I moshuari bën dëshminë befasuese: S’kam vrarë njeri, vëllai vdiq se ishte rrëzuar

0
Gjigandi

80-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë e tij, në Gramsh ka dhënë dëshmi kontradiktore në gjykatë. Teksa doli para togave të zeza Xhevit Sinani ka mohuar të ketë vrarë njeri. Ai tha se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vellane dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.” – tha ai.

Pyetje: Ti ke vrarë njeri?

Xheviti Sinani: Jo s’kam vrarë njeri.

Sipas avokatit të caktuar nga gjykata, 80-vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Për të është caktuar masa e arrestit me burg.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu