Votimi deri në 15:00/ Celibashi: Nuk raportohen problematika, moti ‘ngrin’ procesin në 3 QV të Sh…

0
Votimi deri në 15:00/ Celibashi: Nuk raportohen problematika, moti ‘ngrin’ procesin në 3 QV të Sh…
Gjigandi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka dhënë sërish detaje lidhur me procesin zgjedhor që po zhvillohet në 6 bashki të vendit.
Ai theksoi se në përgjithësi procesi po vijon normalisht.

Celibashi tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje është më e ulët se në zgjedhjet për Kuvendin, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të votuar.

Në lidhje me votimin elektronik, vetëm në pesë qendra votimi nuk ka pasur operatorë, pra identifikimi është bërë përmes listës së zgjedhësve të printuar. Në 15 qendra të tjera është bërë zëvendësimi i pajisjes së identifikimit elektronik. 75% e qendrave të votimit janë hapur në orën 07:00, 25% janë hapur deri në orën 07:30. Pra, në 07:30, sipas raportimit që ka KQZ, të gjitha qendrat janë të hapura. Kemi vërë verifikime në terren të situatës në qendrat e votimit dhe në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjifikative. Ka disa probleme që lidhen me mënyrën e procesit të votimit. Në disa qendra kemi pasur raportime nga partitë, që kanë thënë se ka pasur grumbullime të njerëzve të paautorizuar. Kemi komunikuar dhe na kanë raportuar se situata është kthyer në normalitet. Ju bëj thirrje partive politike të mos përfshihen në deklarime publike, që thyejnë heshtjen zgjedhor

e”, tha Celibashi.

RonaTyra

Sa i përket shpalljes së pavlefshmërisë në tre qendra votimi në Shkodër, Celibashi u shpreh se “Situata ka qenë shumë e vështirë, në kushte ekstreme atmosferike dhe nuk ja vlente barra qiranë të rrezikonin jetën e të shkonin komisionerët atje. Edhe në këmbë e kishin të vështirë të shkonin. Në tre qendrat e votimit në Shkodër nuk është zhvilluar procesi i votimit, por duhet parë në fund nëse do të shpallen zgjedhjet të pavlefshme aty”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu