Vodhi para dhe bizhuteri në një dyqan, arrestohet 43-vjeçari problematik në Sarandë

0
Gjigandi

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar pasi ka vjedhur në një dyqan para dhe bizhuteri. Po kjo nuk është e parë që 43-vjeçari gjendet në telashe pasi ka qenë më parë i arrestuar për plagosje të rëndë me dashje.

Shtetasi Ibrahim Duda rezulton të jetë autori i plagosjes me thikë të dy vëllezërve adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç në prill të këtij viti në qytetin bregdetar pasi kishin nisur një sherr për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i kanë shtypur me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

RonaTyra

Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu