Iu gjetën dokumente në pantallona/ Shqiptari që u arratis nga burgu, gjendet i groposur në Greqi

0
Gjigandi

Trupi i një shtetasi shqiptar që dyshohet se është arratisur nga burgu në Greqi, dyshohet se është gjetur i groposur në një fushë në zonën e Thivës, në shtetin helen.

Sipas medias greke Protothema ishin disa dokumente personale të gjetura në pantallonat e kufomës që mund të çojnë në zbulimin e identitetit të tij.

Dokumentet i përkasin një shtetasi shqiptar me të kaluar kriminale, por do të duhet të kryhet një ekzaminim antropologjik dhe materiali gjenetik i mbledhur nga trupi të krahasohet me atë të të huajit të regjistruar në bankën e ADN- së së Republikës së Greqisë, për të konstatuar nëse është personi që mendohet.

Policia e Thivës po kryen një hetim paraprak për rastin misterioz. Megjithatë sipas informacioneve të vradini.gr, duket se dokumenti që autoritetet policore kanë gjetur në rrobat e viktimës  është patenta e një të burgosuri shqiptar që ishte arratisur në vitin 2011 nga burgu i “Shën Stefanos” në Patra dhe nuk ishte kthyer më në IEVP.

RonaTyra

Oficerët e Sigurimit të Thivës gjithashtu kërkuan të afërmit e tij për të marrë ADN-në, për të përcaktuar nëse trupi i përket 45-vjeçarit të arratisur .

Trupi i varrosur u gjet nga punëtorët në një fushë pranë rrugës provinciale Thivon-Mourikiou, mëngjesin e së hënës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu