Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër kanë hyrë me dhunë në banesën e një 39-vjeçari, ku kanë vjedhur një një laptop, një celular dhe një shumë parash.
Ndërsa Policia thekson se po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të 40-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 13, Korçë, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një 39-vjeçari, një laptop, një celular dhe një shumë parash. Nga ana e Policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. Ç. dhe të bashkëpunëtorit të tij.