Vlorë/ 3 metra i gjatë, bie në rrjeta peshkaqeni ‘dhelpër’

0
Gjigandi

Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për Peshkaqenin Dhelpër i cili ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve.  Peshkaqeni i rënë në rrjetat e peshkatarëve është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg. Kjo specie  nuk haset shpesh në brigjet shqiptare.
Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale. Nuk është një specie tradicionale për vendin tonë por vijnë në vend për shkak të ngrohtësisë së bregdetit. Karakteristikë e veçantë e tij është bishti, tipar dallues për këtë grabitqarë gjithashtu është edhe turiri i tij, të cilin i ngjason dhelprës në pyll.
E ka marr emrin Dhelpër për shkak të mënyrës sesi lëvizë në det. Ai bënë dredha në det për të lëvizur duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë shpesh herë.
Dredhat i bënë me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë  e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht. Hyjnë në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu