E krahasoi me Hitlerin, Netanyahu i përgjigjet Erdoganit

0
Gjigandi

Kryeministri i Izraeli i është përgjigjur ashpër presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, pasi ky i fundit e krahasoi me liderin famëkeq nazist Adolf Hitler.

“Si dalloheni ju (Netanyahu) nga Hitleri? Këto (veprime) do ta tejkalojnë edhe Hitlerin. A ka ndonjë gjë që bën Netanyahu që është më pak se Hitleri? Jo,” tha Erdogan, duke folur në një ceremoni çmimesh në fushat e shkencës në kryeqytetin Ankara.

Por Netanyahu i është përgjigjur duke thënë se Erdogan është personi i fundit që mund të predikojë moral, pasi është ai që po kryen gjenocid ndaj kurdëve.

 

“Erdogan, i cili po kryen gjenocid kundër kurdëve (…) është personi i fundit që mund të na predikojë moralin”, deklaroi Netanyahu.

RonaTyra

 

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu