“Vjosa, egërsira e fundit lumore!”/ Rama në takim me ekspertët amerikanë: Nuk do të hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura

0
Gjigandi

Kryeministri, Edi Rama ka qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar me ekspertë të organizatës së njohur amerikane ‘Patagonia’.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se të thuash për Vjosën Park Kombëtar është një fjalë gojë pasi në atë gjatësi shtrihet një popullsi e tërë që ka nevojë për një horizont zhvillimi ekonomik dhe social.

“Kjo është përfituar nga një bashkëpunim i afërt me organizatën globale, të cilës i detyrohemi një falenderim, ishte bashkë me të gjithë zhurmaxhinjtë e tjerë në këtë proces, ndryshe nga ata e priti me shumë kënaqësi ftesën tonë, për të përveshur mëngët e për të nxjerrë zhurmën. Ne nuk mund të ndërtojmë një rezervat, që i përshtatet kënaqësisë së tyre për një lom të egër në Europë. Vjosa është egërsira e fundit lumore që nuk do të hyjë në sistemin e kafshëve të zbutura të sistemit elektroenergjitik të Europës, lumenjtë e tjerë janë bërë sio qentë e macet që prodhojnë energji.

Vjosa do të prodhojë armëri në një anë tjetër. Sot do të marrim pak hak, është histori e lidhur me pavërtetësinë dhe hipokrizinë pasi ne e vendosëm Vjosën në mbrojtje, është fakt i shkruar. Ishin planifikuar të ndërtoheshin hidrocentrale, 12 vetëm në Valbonë, gjetëm në proces 2 dhe bllokuam e eleminuam 9 apo 10 të tjera”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu