Villas-Boas konfirmoi qëndrimin e tij

0
Gjigandi

Andre Villas-Boas konfirmoi qëndrimin e tij në drejtim të Marseille edhe për një tjetër sezon, pavarësisht situatës aspak të këndshme të shkaktuar nga largimi i drejtorit sportiv, Andoni Zubizarreta. 

Pas shumë bisedimesh me pronarin e klubit, Frank McCourt dhe me presidentin Jacques-Henri Eyraud, trajneri portugez konfirmoi dëshirën për të vazhduar punën e nisur me skuadrën franceze.

Nën drejtimin e 42-vjeçarit Marseille këtë sezon të mbyllur para kohe për shkak të pandemisë së COVID-19 u rendit në vendin e dytë pas Paris Saint Germain me 65 pikë të grumbulluara.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu