Vijon zjarri në Sazan, flakët rrezikojnë ish-bazën ku ndodhen radarët detarë

0
Vijon zjarri në Sazan, flakët rrezikojnë ish-bazën ku ndodhen radarët detarë
Gjigandi

Zjarret e rëna prej dy ditësh në ishullin e Sazanit, vijojnë të jenë ende aktiv dhe po i afrohen ish-bazës ushtarake, e cila aktualisht shërben për monitorimin e hapësirës detare nëpërmjet radarëve.

Terreni i vështirë dhe pamundësia për të ndërhyrë nga ajri, ka bërë që flakët të vijojnë të djegin çfarë të gjejnë përpara të orientuara nga drejtimi i erës.

Shqetësuese për forcat e zjarrfikësve, ato të ushtrisë dhe policisë, që janë në terren, mbeten plasjet e municioneve të vjetra që janë hedhur ndër vite.

Ndërkohë përpjekjet për izolimin e zjarrit me mjete manuale, lopata dhe pompa shpine duket se nuk po japin efekt. Për momentin nuk ka një motiv zyrtar për shkaqet e zjarrit në Sazan, por dyshohet se mund të ketë qenë pakujdesia e personave që vizitojnë si turistë këtë ishull.

Ministria e Mbrojtjes njofton se prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Sipas Ministrisë, situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen edhe për shkak të erës. /A2 CNN/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu