Një 35-vjeçar me iniciale J.T banues në Tiranë u arrestua nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh, në banesa biznese apo edhe qytetarëve të ndryshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Në kuadër të operacionit ‘The night’, policia ka arrestuar shtetasin J.T banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Po transportonte mallra kontrabandë, arrestohet shoferi i furgonit në Tiranë! Në kërkim pronari i dyqanit
Sipas policisë J. T. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në banesa dhe biznese të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
– Më datë 07.06.2022, në rrugën “Panorama”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;
– Më datë 02.09.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.;
– Më datë 07.09.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në një subjekt për këmbim valutor, në administrim nga shtetasja D. G.;
– Më datë 12.09.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se ka vjedhur telefonin e shtetases Xh. D.
Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.