VIDEO/ Policia Rrugore e Fierit merr në “qafë” shoferët: Gjobiten 2085 drejtues mjetesh

0
Gjigandi

Policia Rrugore e Fierit ka nisur aksionin e saj për evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Gjatë kësaj kohe janë proceduar penalisht 10 drejtues mjetesh.

Po ashtu janë proceduar administrativisht gjithsej 2085 drejtues mjetesh, ndërsa 880 shoferë janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Njoftimi i Policisë:

Procedohen penalisht nga Policia Rrugore Fier, 10 drejtues mjetesh.

Edhe gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

RonaTyra

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 10 shtetas, për të cilët ka filluar procedimi penal.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2085 drejtues mjetesh.

880 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 151 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

196 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 374 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 148 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 34 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 425 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu