(Video) Dhjetëra automjete “të ngecur” prej orësh në ‘Rrugën e Arbrit’; reagon policia

0
Gjigandi
Rruga e Arbrit është bllokuar ditën e sotme si pasojë e motit të keq, ku dhjetëra automjete kanë ngecur në vend, në temperatura të ulëta.
Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe policia përmes një njoftimi, ku thuhet se aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu