Mbreti Charles do të “thyej” traditën në kurorëzimin e tij

0
Gjigandi

Mbreti Charles III, do të kurorëzohet në detyrën e tij me një ceremoni madhështore në muajin maj. Mirëpo duket se me këtë ngjarje monarku aktual i Britanisë së Madhe do të sjellë një frymë të re në traditat e vjetra mbretërore.

Bëhet me dije se Charles III, po e kundërshton traditën dhe do të refuzojë të vishet me veshjet tradicionale mbretërore të monarkut ndër shekuj.

Charles ka zgjedhur të refuzojë ta veshë atë, në vend të kësaj preferon një veshje ushtarake për ngjarjen historike. Me këtë vendim, mbreti Charles III nuk do të mbajë çorape dhe pantallona, me arsyetimin e tij se ato duken shumë të vjetruara.

Uniforma e tij ushtarake do të jetë një rikthim i asaj të veshur nga gjyshi i tij, i cili gjithashtu shihej rregullisht me veshjen e tij ushtarake dhe jo me veshjen mbretërore.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu