Ajo mori komplimente të shumta për stilin e saj elegant në dasmën luksoze të djalit të saj të madh, Brooklyn me Nicola Peltz.
Dhe ekspertët e bizhuterive kanë zbulur për
“MailOnline”
se Victoria, 47-vjeçare, përfundoi pamjen e saj të dasmës më një gjerdan në vlerë dy milionë funte (2 milionë euro).
Kyron Keogh, Bashkëthemelues i “Rox Diamonds & Thrills”, ka vlerësuar se varësja e diamantit në formë dardhe ishte në total 15 karat.
Victoria Beckham (Foto: Instagram)
Kyron tha për “
MailOnline”
: “Victoria ka vënë një gjerdan të zbukuruar ari me një diamant të prerë në formë dardhe që duket si 12 apo 15 karat”.
Dizajnerja e modës u lavdërua me ansamblin e mahnitshëm të dasmës, me një fustan të frymëzuar nga Studio 54.
Fustani u krijua në atelienë e markës së modës të yllit të Londrës dhe ishte fustani i parë i modës i krijuar nga marka, duke marrë pesë ditë për t’u krijuar nga gjashtë nga ekipi i saj i ateliesë në Londër.
Gjerdani i Victorias (Foto: ROX Diamonds & Thrills)
Ylli i “Spice Girls” tronditi me detajet e ndërlikuara të dantellave të qëndisura, të cilat theksonin bukurinë e qartë të veshjes.
Artistja gjithashtu zbuloi se dantella e ndërlikuar në fustan është krijuar duke ndërthurur tre dantella franceze.
Nëna e saj Jackie Adams dhe e dashura e djalit Romeo, Mia Regan, kishin veshur gjithashtu dizajne të krijuara nga Victoria Beckham.
David në anën tjetër iu përshtat bashkëshortes me një kostum elegant të markës Dior.
/abc24.al/
Victoria Beckham (Foto: Instagram)