Vetëvendosje: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, cenim i integritetit dhe sovranitetit

0
Gjigandi

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj vendimit të qeverisë për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë.

Përmes një komunikate për media Vetëvendosje vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë e bën këtë të fundit si pjesë të saj, prandaj është cenim i integritetit dhe sovranitetit shtetëror.
“Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duke e trajtuar Kosovën efektivisht si pjesë të saj, është cenim i integritetit dhe sovranitetit shtetëror. Serbët e Kosovës me 21 qershor nuk do të votojnë si votues jashtë vendit me shtetësi të dyfishtë duke votuar përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, por si shtetas brenda Serbisë dhe në qendra të votimit të hapura nga autoritet serbe nëpër komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin VV.
Vetëvendosje shton se qeveria aktuale “e paligjshme dhe jolegjitime është strukur përballë ndërhyrjeve të Serbisë”.
“Me lejimin e këtyre zgjedhjeve, po përligjen dhe legjitimohen pretendimet e Serbisë. Pas heqjes së masave të reciprocitetit dhe heqjes dorë nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, kjo Qeveri brenda pak ditësh ka dorëzuar gjithçka që ka të bëjë me mbrojtjen e interesave shtetërore dhe integritetin e shtetit të Kosovës.”

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu