Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka kujtuar një nga përjetimet më të rënda, atë të luftës në Kosovë.
Krijuesja e shumë hiteve ka sjellur një shkrim të shkëputur nga ditari i saj i viti 1999, në të cilën ka përshkuar situatën në të cilën ndodhej Kosova.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja nga Prishtina ndau përjetimet e saj që kishte ndjerë gjatë asaj periudhe të vështirë në të cilën po kalonte populli.
Foto: Vesa Luma/Instagram
“24 Mars ,e merkure,1999 (pjese nga ditari im). Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhyrë NATO. E tash na e kanë ndal rrymën”, kishte shkruar Vesa në ditarë atë kohë.
Ndërkohë, kujtojmë që prej vitesh këngëtarja është zhvendosur në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin e saj reperin Big Basta dhe djalin e tyre.
Në anën tjetër, Luma ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor duke iu përkushtuar jetës private dhe familjes
. /abc24.al/
Foto: Vesa Luma/Instagram
Foto: Vesa Luma/Instagram