Hellas Verona është nikoqire e Napolit në kuadër të Serie A.
Trajneri kroat i Veronës edhe për këtë ndeshje ka vendosur titullarë dyshen shqiptare, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim të orës 19:30 dhe është e vlefshme për xhiron e 27-të.
Verona në fundjavë mposhti Cagliarin duke e rinisur kampionatin me fitore dhe renditet në pozitën e tetë me 36 pikë, tre pikë më pak se sa Napoli që renditet në pozitën e gjashtë.
Do të jetë një ndeshje që do të përcaktojë se kush ka më shumë gjasa të përfundojë në pozitat që dërgojnë garat evropiane.
Për kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës, Rrahmani do të jetë në ndeshje e veçantë pasi do të luajë kundër klubit që ka blerë kartonin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Rrahmani nga sezonin i ardhshëm do të jetë pjesë e Napolit.