Duhet respektuar gastronominë, por jo edhe të bëhemi robër të rregullave, mirëpo të zhvillojmë shijen tonë dhe t’i besojmë asaj
Rregull e përgjithshme është që të shkohet nga e ngjyra e shndritshme drejt më së errëtës.
E quajnë poezi në shishe, dashuri e lëngët, mbret i lëngjeve, dritë e diellit e robëruar në ujë. Me të festohet, gëzohet, vuhet.
Megjithatë, viteve të fundit nga pirja e verës është bërë edhe fama – si të pihet, bashkë me cilin ushqim, si të mbahet gota në dorë, sa gjatë t’i merret erë. Ndërkaq duhet vetëm të kënaqeni, porosit prodhuesi Benjamin Meia.
– Duhet respektuar gastronominë, por jo edhe të bëhemi robër të rregullave, por të zhvillojmë shijen tonë dhe t’i besojmë asaj. Rregull i përgjithshëm është që të shkohet nga ngjyra e shndritshme drejt së errëtës dhe kështu mbrëmjen e fillojmë me verën e bardhë të lehtë, e vazhdojmë me verën rozë dhe e përfundojmë me verën e zezë, – këshillon Mei.
Nëse mbrëmjen e kalojmë duke i përzier verërat, mëngjesin do ta presim me kokë të rënduar – leksion të cilin shumica nesh e ka mësuar gjatë rritjes. Mirëpo, bashkëbiseduesi ynë thotë “e gjithë kjo ndodh nga vera e keqe”.
– Dhembja e kokës shfaqet për shkak të sulfitit, i cili gjendet në shumë verëra të cilësisë së keqe. Vera e mirë nuk shkakton dhembjen e kokës – thotë duke qeshur bashkëbiseduesi ynë, në shtetin e të cilit vlen fjala e urtë: Dita pa verë është si dita pa diell.
Njeriu i cili prodhon verë “midis maestralit dhe detit Mediteran” është i mendimit që vera më e mirë është ajo e cila ndahet me miqtë.
Poenta e verës është që të ndani momentin e bukur me personin me të cilin kënaqeni duke konsumuar pijen hyjnore.
– Disa verëra pihen me miqtë, disa të tjera me një person special, ndonëse ka edhe verëra të tilla të cilat më mirë “rrëshqasin” kur jemi vetëm, – përfundon Mei.