Vendimet e Komisionit të Garave 

0
Gjigandi

Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 20.07.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 31-të të Ipko Superligës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

-ndaj FC Ballkani; motivi: shumë persona të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribuma, si dhe pas përfundimit të ndeshjes njëri nga shikuesit të vendosur në tribunën qendrore, e ka goditur me shishe PVC lojtarin me nr.2 të FC Prishtina, Armend Thaqi, ndërkaq pas bankinës mysafire, kanë qendruar shumë shikues (afër rrethojës) të cilët kanë ofenduar stafin e FC Prishtina të vendosur në bankinën zyrtare.

-ndaj lojtarit të FC Ballkani, nr.21 Liridon Fetahaj, ID nr.000536M91; motivi: pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes për në lokalet zyrtare, derisa lojtari i FC Prishtina ishte i shtrirë për tokë, Liridon Fetahaj e kishte kapur për fyti dhe e kishte tërhequr për fanelle, por nuk kishte arritur ta godasë.

RonaTyra

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu